Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 23 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Drini Zeqo Headline 24 maj 2025 11 mmaji, KQZ çeftifikon rezultatin për 12 qarqwt. PD nis ankimime: Në Kukës të përsëriten zgjedhjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve per 12 qarqet, duke mbyllur procesin e 11 majit. Rama: BE, ëndrra jonë. Fitoj sepse ndoshta nuk jam një socialist i mirë Edi Rama thotë se anëtarësimi në BE është fokusi i mandatit të katërt ndërsa rikthimin e Trump e quan ogur të mirë edhe për Europën. I pyetur se pse ai fiton ndryshe nga e majta europiane, Rama thotë se ndoshta nuk është një socialist i mirë.   Berisha, thirrje Trump: Kartelet shqiptare të, drogës shpalli terroriste Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Tramp të shpallë organizata terroriste grupet kriminale shqiptare. Berisha u shpreh se kartelet e drogës diktuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në vendin tonë. Hapet tuneli i Llogarasë. Do të jetë pa, pagesë deri në 15 shtator U hap sot për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë, i cili do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator. Tuneli pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik drejt plazheve të jugut. BSH: 95% e familjeve yotërojnë të paktën një pronë. Vetëm 61% kanë llogari bankare Familjet shqiptare po zotërojnë më shumë prona, por po  reduktojnë kursimet në para. Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë zbulon se 95% e familjeve kanë një pronë ndërsa kanë pësuar ulje në 61% ata që kanë një llogari në bankë. Kriza në Kosovë bllokon pushtetin lokal. 3 komuna mbeten pa buxhet Mos ngritja e institucioneve te reja të Kosovës pritet te ketë pasoja edhe në funksionimin e pushtetit lokal. Shoqata e Komunave shprehet se disa prej tyre nuk miratuan dot buxhetet ndërsa vendi rrezikon te mos marre fonde nga BE. Napoli fiton titullin  katërt në seria A. Qyteti shpërthen në festë, 39 të plagosur Napoli festoi titullin kampion të Italisë, mes entuziazmit në fushë, në sallën e konferencave dhe me qindra mijëra tifozë në rrugë. Megjithatë nuk munguan as incidentet pasi 39 persona u plagosën në grabitje dhe sulme në rrugë. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 23 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 24 maj 2025

11 mmaji, KQZ çeftifikon rezultatin për 12 qarqwt. PD nis ankimime: Në Kukës të përsëriten zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve per 12 qarqet, duke mbyllur procesin e 11 majit.

Rama: BE, ëndrra jonë. Fitoj sepse ndoshta nuk jam një socialist i mirë

Edi Rama thotë se anëtarësimi në BE është fokusi i mandatit të katërt ndërsa rikthimin e Trump e quan ogur të mirë edhe për Europën. I pyetur se pse ai fiton ndryshe nga e majta europiane, Rama thotë se ndoshta nuk është një socialist i mirë.  

Berisha, thirrje Trump: Kartelet shqiptare të, drogës shpalli terroriste

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Tramp të shpallë organizata terroriste grupet kriminale shqiptare. Berisha u shpreh se kartelet e drogës diktuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në vendin tonë.

Hapet tuneli i Llogarasë. Do të jetë pa, pagesë deri në 15 shtator

U hap sot për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë, i cili do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator. Tuneli pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik drejt plazheve të jugut.

BSH: 95% e familjeve yotërojnë të paktën një pronë. Vetëm 61% kanë llogari bankare

Familjet shqiptare po zotërojnë më shumë prona, por po  reduktojnë kursimet në para. Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë zbulon se 95% e familjeve kanë një pronë ndërsa kanë pësuar ulje në 61% ata që kanë një llogari në bankë.

Kriza në Kosovë bllokon pushtetin lokal. 3 komuna mbeten pa buxhet

Mos ngritja e institucioneve te reja të Kosovës pritet te ketë pasoja edhe në funksionimin e pushtetit lokal. Shoqata e Komunave shprehet se disa prej tyre nuk miratuan dot buxhetet ndërsa vendi rrezikon te mos marre fonde nga BE.

Napoli fiton titullin  katërt në seria A. Qyteti shpërthen në festë, 39 të plagosur

Napoli festoi titullin kampion të Italisë, mes entuziazmit në fushë, në sallën e konferencave dhe me qindra mijëra tifozë në rrugë. Megjithatë nuk munguan as incidentet pasi 39 persona u plagosën në grabitje dhe sulme në rrugë.

/tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/